Fjalë Kyçe

Këto janë kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Këto janë kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro.

Sipas kësaj banke këto kartëmonedha do të dalin në qarkullim të martën më 28 maj.

Po ashtë njoftuar se Banka Qendrore Evropiane do ta përmbyll procesin e zëvendësimit të kartëmonedhave të vjetra me të reja.

Gjithashtu është pohuar edhe një herë se nuk do të prodhohen më kartëmonedhat me prerje 500 euro për të luftuar korrupsionin në Evropë.

Ndërsa ekspertët nga ana tjetër janë shprehur se kartëmonedhat prej 100 dhe 200 euro janë shumë të vështira për t’u falsifikuar.

Por sërish pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para të falsifikuara, ndaj edhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar që njerëzit të tregohen të kujdesshëm.