Fjalë Kyçe

Këto janë shpenzimet e këshilltarit të Haradinajt që arrijnë shifrën e mbi 34 mijë euro

Këto janë shpenzimet e këshilltarit të Haradinajt që arrijnë shifrën e mbi 34 mijë euro

Erolld Belegu, këshilltari i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj është zyrtari i tretë me shpenzimet më të mëdha në kabinetin e kryeministrit, pas Avni Arifit dhe Gani Demajt.

Për periudhën kohore shtator 2017 – gusht 2019, Belegu ka shpenzuar gjithsej 34 mijë e 961.92 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Në dokumentet publike të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, biznesmeni i Haradinaj për tre vjet sa ka qenë pjesë e kabinetit të Haradinaj më së shumti ka shpenzuar nga buxheti shtetëror për akomodim, ku shifra arrin mbi 12 mijë euro.

Për bileta të aeroplanit, Belegu ka shpenzuar 11 mijë e 867. 27 euro, mëditje 6 mijë e 174.93 euro dhe në rubrikën “shpenzime tjera” për të cilat nuk specifikohet cfarë, ai ka shpenzuar 4 mijë e 603.52 euro.

Ndërsa gjithsej kabineti i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj që përbëhet nga 41 zyrtarë, kanë harxhuar gjysmë milion euro, vetëm për dreka dhe darka.

Kjo shumë është shpenzuar për afro dy vjet: nga shtatori i 2017-ës deri në gusht të 2019-ës.