Fjalë Kyçe

Kishin kryer vjedhje ndaj një femre në tetor të vitit të kaluar, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në mesin e tyre dy të mitur në rrugën “Elez Agushi”, në Gjilan të cilët kishin kryer vjedhje në tetor të vitit të kaluar.

‘Pas një pune operative hetimore zhvilluar nga policia janë identifikuar dhe janë arrestuar tre të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pranuar se me datën e lartshënuar kanë kryer veprën penale të grabitjes ndaj viktimës femër K/Shqiptare’, thuhet në njoftimin  policisë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre të caktuar sipas detyrës zyrtare si dhe në prezencën e punëtorit të QPS-së.

Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes, dy prej tyre moshë e mitur dërgohen për 24 orë./Gazeta Alo/