Fjalë Kyçe

Komandanti i Zonës së Llapit tregon si u operua në kushte të luftës

Komandanti i Zonës së Llapit tregon si u operua në kushte të luftës

Në 20 vjetorin e Betejës së Surdullit kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit thyen dhe zbrapsën forcat ushtarake-policore serbe duke mbrojtur mbi 50,000 refugjatë në luginën e Turuçicës.

Nuredin Ibishi, i njohur gjatë luftës me emrin Leka ka kujtuar 20-vjetorin e një prej ngjarjeve të luftës ku ai mbeti i plagosur.

‘Në kêtë betejë u plagosa rëndë edhe unë si Shefi i Shtabit, bashkëlufëtari im Korabi dhe disa pjesetarë të UÇK-së.
Ndërsa, forcat serbe pësuan humbje të mëdha me njerëz dhe teknikë ushtarake’, ka shkruar Ibishi.

Ai shprehet se kontributin e çmuar në këtë betejë e dhanë edhe personeli mjekësor në përbërje me doktorët Samiun dhe Meritën dhe të tjerë të cilët në vijën e parë të frontit ofruan ndihmën e parë për të plagosurit.

‘Në spitalin ushtarak në Potok, sektori i sanitetit në krye me dr. Skender Muratin, dr. Riza Binishin dhe personelin mjekësor kryen operacionet e të lënduarve’.