Fjalë Kyçe

“Kombi kosovar nuk ekziston, bashkimi kombëtar të sqarohet si federatë apo konfederatë”

“Kombi kosovar nuk ekziston, bashkimi kombëtar të sqarohet si federatë apo konfederatë”

Në debatin e organizuar nga televizioni Klan Kosova u përballën Faton Abdullahu dhe Nexhmedin Spahiu që diskutuan këndvështrimet e tyre rreth temës së identitetit kosovar.

Abdullahu jo që e konsideron se nuk ekziston komb kosovar por edhe këtë pohime të kundërtës e mendon jo të dobishëm tani.

“Aktualisht nuk ka komb kosovar dhe nuk është e dobishme kjo që të arrijmë diçka më të mirë për qytetarin e Kosovës. Insistimi për një gjë të tillë nuk shoh se na e bën shtetin më të fortë”, ka thënë Abdullahu në emisionin Info Magazine.

Ai shkoi edhe mëtej dhe e cilësoi të dëmshme përpjekjet përjashtuese dhe e vlerësoi si të vonuar këtë ide.

“E konsideroj të dëmshme çfarëdo përpjekje që të kemi qasje përjashtuese duke përfshirë edhe simbolet, logot dhe gjithçka tjetër. Përpjekja për ta krijuar një komb është anti evropiane –  e vonuar, na lë mbrapa. Si shqiptarë jemi bërë evropianë dhe na kanë pranuar dhe ndihmuar. Jam kundër kosovacentrizmit që është përjashtues ndaj shqiptarëve të tjerë në Ballkan. Nuk do të thotë se krijimi i kombit kosovar nuk bën të jetojmë më mirë”.

Abdullahu paralajmëroi për rëndësinë dhe përgjegjësinë të dilet kundër sipas tij të ndarjes prej të tjerëve.

“Kemi përgjegjësi historike që të mos të ndahemi prej të tjerëve, sepse jemi evropian”.

Abdullahu në Info Magazine ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar shqiptar e shtoi se ende mbetet e paqartë që në të ardhmen të arrihet.

“Duhet investuar se çfarë nënkupton bashkimi kombëtar sepse është term i pasqaruar në publicistikën shqiptare. Për Kosovë-Shqipëri është që të ketë më shumë përafrime, bashkëpunime dhe të afrohemi në BE, që në të ardhmen të ketë edhe bashkim kombëtar qoftë federatë, konfederatë”.