Fjalë Kyçe

Kosova anëtare me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Studentëve të Mjekësisë

Kosova anëtare me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Studentëve të Mjekësisë

Organizata Kosovare e Studentëve të Mjekësisë nga dita e marte është anëtare me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Studentëve të Mjekësisë.

Lajmin për anëtarësimin e bëri të ditur Dorina Gashi, kryetare e Kosova;s Organization of Medical Students, nepërmjet postimit në facebook.

“Dita e sotme m’ka gjetë shumë t’lumtur e jashtëzakonisht krenare sepse prej sot shteti jonë është shtet anëtar me të drejta të plota në The International Federation of Medical Students’ Associations”.

Ajo me këtë rast shprehu kënaqësinë për këtë sukses të arritur, duke shtuar se edhe Kosova do të jetë pjesë e vendimarrjes botërore të studentëve.

“Krenohem pa masë me punën e KOMS-it ndër vite e sidomos sot, kur jemi pjesë e vendimmarrjes në proceset e zhvillimit të edukimit të studentëve në mbarë botën. Unë pata kënaqësinë dhe nderin të udhëheq KOMS-in në procesin e kandidimit dhe përfundimisht fitimit të statusit të anëtarit të plotë në IFMSA, ni proces ky i ndërlikum e shpesh demotivues, por me shumë e shumë t’mira!”

Gëzuaaaar! përfundoi postimi i saj në rrjetin social.

Ceremonia e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë u mbajt në Portorozh të Sllovenisë.