Fjalë Kyçe

Kosova shënon përvjetorin e lirisë

Kosova shënon përvjetorin e lirisë

Kosova shënon sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës.

Si datë e cilësuar historike, autoritetet në Prishtinë kanë ftuar që të marrin pjesë në këtë jubile, edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit Madeline Albright, gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.
Në Prishtinë sot po festohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës.

Në sheshin ‘Skënderbeu’ janë mbledhur qindra qytetarë, ku do të zhvillohet një ceremoni për nder të kësaj dite.

Në këtë ceremoni, po marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga vendi dhe bota.

Dje në Prishtinë ka arritur, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeliene Albright dhe gjenerali amerikan, Wesley Clark.

I pranishëm në ceremoni është edhe Matthew Palmer, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së.