Fjalë Kyçe

Kosova nderon Medline Albright me shtatore në Prishtinë

Kosova nderon Medline Albright me shtatore në Prishtinë

Fotografia e ish sekretares së shtetit amerikan, Medline Albright pritet që shumë shpejt të jetë e pranishme në Prishtinë, përmes ngritjes së një busti.

Busti i Sekretares Albright, parashihet te vendoset në lokacionin e aprovuar në parim nga Komuna e Prishtinës, tek monumenti New Born, shkruan ORAinfo.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka marrë përsipër që Albright t’i ngrit një bust në Prishtinë.

Dhe, punët për fillimin e ndërtimit të këtij busti tashmë kanë mbaruar.

Zyra e Prokurimit në Presidencë ka shpall kompaninë fituese, e cila për 19 788 euro të bëjë ndërtimin e bustit.

Kompania Artiko është përzgjedh që të bëjë ndërtimin e bustit të ish sekretares Albright.