Fjalë Kyçe

Kosovari e futi mbesën në bagazh të makinës për ta dërguar ilegalisht në Gjermani tek e ëma

Kosovari e futi mbesën në bagazh të makinës për ta dërguar ilegalisht në Gjermani tek e ëma

Një kosovar në vendkalimin kufitar në Merdare tentoi të kontrabandonte një fëmijë në bagazhin e makinës natën mes të shtunës dhe të dielës. Por plani i tij dështoi. Kjo sepse policia serbe e diktoi.

Autori i veprës me iniciale S.F nga Podujeva është arrestuar pasi gjatë kontrolles nga autoritetet serbe është hasur në një fëmijë në bagazhin e makinës.

Jo zyrtarisht raportohet se fëmija është i gjinisë femër dhe arsyeja e kontrabandimit të tij është sepse familjarët dëshironin ta bashkonin me pjesën tjetër të familjes.

Familjarët e fëmijës kanë konfirmuar se punuan ilegalisht sepse dëshironin që ta bashkonin me të ëmën e saj e cila ndodhet në Gjermani, që tash e një kohë jeton e ndarë nga bashkëshorti.

Ata thanë se ka katër vjet që merren me dokumentacionin e fëmijës, por si rezultat dështimit të rregullimit të dokumenteve, shtyu familjarët ta bënin këtë veprim.