Fjalë Kyçe

Kosovari: I njëjti gjerman që pi Fanta prodhon edhe Mercedes, a prishtinalia qesh nëse dikush lypë Fanta n’kafiq

Kosovari: I njëjti gjerman që pi Fanta prodhon edhe Mercedes, a prishtinalia qesh nëse dikush lypë Fanta n’kafiq

Një kosovar që ka shkuar në Gjermani për të punuar punë sezonale atje, ka ironizuar me sjelljet e kafiterive në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka treguar se në Gjermani të gjithë pinë Fanta dhe nuk qesh askush, madje edhe ata që prodhojnë Mercedesin.

Kurse sipas tij në Prishtinë po kërkove në kafiteri Fanta, do të qeshin disa.

Ata qeshin për shkak se dikur vetëm studentët nga fshatrat e thella të Kosovës kur kanë ardhur në kafiteritë e Prishtinës kanë kërkuar Fanta. Ndërsa edhe sot në Prishtinë, të rralla janë lokalet që mbajnë fanta për shitje. Kjo pije më shumë konsiderohet si pije tryeze në shtëpi dhe kurrsesi pije që porositet në lokal nate, ose kafiteri prishtinase.

‘Në punën sezonale që po e boj në Gjermani, po punoj si barman. Përpos koktejeve, birrave, venave, langjeve t’frutave, brenda një ndrrimi i shes edhe qindra Fanta, e cila në Prishtinë njihet si pije e katunarëve dhe plot lokale nuk e shërbejnë.

Veç rruga na ndanë me fabriken ku prodhohet BMW që një e tillë kushton minimum 50 mijë OJRO, markë që prodhohet qe 103 vjet.

I njëjti gjerman që pin Fanta prodhon edhe Mercedes, Audi, Volkswagen, Porsche, kamiona e autobusa MAN, aeroplana e helikoptera, makina amvisërie, etj. etj. a b**** e shqiptarit që as rrëmojca nuk prodhon keshë nëse dikush lypë Fanta n’kafiq.

Harrova me cekë që gjermani krejt qytetin e shetitë me metro ner tokë, a shqipja e pret autobusin e 8-ve me shku n’shpi, qafa i dredhohet tu ra n’gropa, me 1 euro n’xhep edhe i del kohë me ju përzi tjetrit në shije t’pijes. Shuligun?’, ka shkruar Mentor Llugaliu.