Fjalë Kyçe

Krasniqi reagon ashpër për shpifjet që bëri faqja ‘Me Ramushin Kryeministër’

Krasniqi reagon ashpër për shpifjet që bëri faqja ‘Me Ramushin Kryeministër’

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve që po bënë ndaj tij dhe zyrtarëve të PDK-së faqja “Me Ramushin Kryeministër”, në rrjetin social Facebook.

Memli Krasniqi paralajmëron nëpërmjet faqes së tij në Facebook se do të ndiqen edhe penalisht edhe në mënyrë institucionale sapo të gjenden emrat e atyre që e menaxhojnë këtë faqe me propagandë, përcjell lajmi.net.

Reagimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje:

Nuk eshte hera e pare qe kjo faqe dhe faqe te ngjashme me te, publikojne lajme te rrejshme, duke me apostrofuar mua, por edhe kolege te tjere nga Partia Demokratike e Kosoves.

Eshte pertej perfiditetit qasja e tille mashtruese, sidomos kur keto faqe e identifikojne veten me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Njerezit qe sot fshihen prapa ketyre faqeve nen petkun e anonimitetit, nuk do te qendrojne ne terr edhe gjate. Kur te identifikohen ata, nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale qe kane.

Me vjen keq qe shume njerez mund te jene fyer nga kjo propagande shpifese, edhe pse eshte lehtesisht e dallueshme qe deklarimet e tilla qe keta shpifes na i mveshin, jane pertej cmendurise.

Nuk kam reaguar ne raste te kaluara, por prej tash gjithsesi do te mirremi me keto faqe te gerditshme edhe ne menyre institucionale.