Fjalë Kyçe

KRU ‘Prishtina’ njofton se lagja Dardania të shtunën nuk do të ketë ujë të pijes

KRU ‘Prishtina’ njofton se lagja Dardania të shtunën nuk do të ketë ujë të pijes

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka theksuar se në lagjen “Dardania” në Prishtinë të shtunën nuk do të ketë ujë  të pijshëm.

Ajo këtë e bërë të ditur në një njoftim për media.

Mjeku ka thënë se arsyeja e mungesës së ujit në këtë lagje të kryeqytetit është dëmtimi i tubit me diametër fi 250 mm, e që sipas saj, ka ardhur nga dëmtimi i infrastrukturës së “KUR Prishtina” nga institucione të tjera.

“Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit.Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”, përfundon njoftimi.