Fjalë Kyçe

“Kryeministri flet me Amerikën si me Serbinë”, Haradinaj i përgjigjet kujdesshëm Veselit

“Kryeministri flet me Amerikën si me Serbinë”, Haradinaj i përgjigjet kujdesshëm Veselit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur kreut të Kuvendit, Kadri Veselit e deklarimet që ky i fundit i bëri dje në një intervistë, ku u shpreh se duhet të pezullohet përkohësisht taksa, e kritikoi të parin e Qeverisë se me mbajtjen e saj në fuqi po prish marrëdheniet me BE-në e Amerikën, Haradinaj tha para gazetarëve se pikërisht këto deklarata po i bëjnë dëm Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, i pari i ekzekutivit u shpreh se nuk ka qasje të njejtë me Amerikën, ashtu si me Serbinë, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Veselit që tha mbrëmë se Haradinaj flet njejtë si me Amerikën ashtu edhe me Serbinë.

“E pash intervistën është kualifikim i paqëndrueshëm nuk kam qasje me Amerikën si me Serbinë, me Serbinë niher jam nda në luftë, kam qenë me Amerikën, kemi dallime në tema me Serbinë të shumta, ma pak me Amerikën, kemi dallim në një temë suspendimin e taksës. Sikur z.Veseli e të tjerët të kishin qenë unik Amerika ndoshta do të na kishte përkrahur më shumë, po kjo dëshirë me fol ndryshe po na bën dëm si Kosovë e na ka lënë ku jemi sot.

Fatkeqësisht besnikëria ndaj atdheut ndaj tema të interes nacional nuk duhet me u kalkulu shumë, populizëm ose miqësi me Amerikën për Veselin e të tjerët ka qenë kur ishin momente të tjera, u pa se nuk e kemi fort shqetësim qasjen ndaj Amerikës se kemi fol me një gjuhë tjetër, ju e dini për cilën temë e kam fjalën”, tha Haradinaj.

Supsendimi i taksës për një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës sipas tij është e padrejtë.

“Ndërsa, kur janë temat e interesit nacional, me i kërkue Kosovës me e supsendu taksën pra me ja dhanë tregun shtetit që e mohon ekzistencën tonë është e padrejtë kjo edhe nuk shpjegohet kjo kurrqysh ski qysh me e shpjegu, nuk është në logjikën e Amerikës, e as të kërkujt tjetër, por, është fatkeqësia e udhëheqësve tonë që shkojnë atje dhe i thojnë duhet me e gjetë një zgjidhje, në vend se me i thanë ka të drejtë kryeministri jonë. Po shihet këta unë e kam pas shumë të vështirë me e mbajtë këtë drejtim politik, pikërisht për shkak të këtyre thyerjeve, këta pastaj e bën Serbinë më të guximshme edhe nuk lëshon pe përderisa gjysma jonë i thotë kemi me e hjekë taksën pse me e ardhë ata në dialog”, ka shtuar ai.

“Nuk humbet beteja po e diskreditohen agrumentet, nuk I jepet tregu atij që nuk të njeh si shtet.

Shiko se kam taku Veselin që një kohë, tash është në Amerikë, na takohemi kohë pas kohë po mendoj se e ka qasjen shumë të gabume edhe Veseli edhe Thaçi se tash Serbia na qet kushte për me ardh në dialog. Këta njerëz e kanë udhëheq vendin deri sot, nuk pranoj me më qit kushte Serbia për me u ulë në dialog, dhe njëkohësisht nuk ja jap tregun atij që më mohon”, tha tutje kryeministri, derisa foli edhe për marrëdheniet që ka me Veselin.

“Na kemi një raport të marrëveshjeve në punë, kemi dallim, është konfirmuar edhe me deklaratën e Veselit, kam pas raste në një takim jo në një po në disa, nuk është në rregull kjo, e dobësojmë veten kështu, jo koalicioni, ai vazhdon. Çështja më e rëndësishme është a mbrohet interesi Kosovës në raport me palët tjera”, përfundoi Haradinaj