Fjalë Kyçe

Kujdes nga parmakët në Albi Mall, mund të jenë fatal

Kujdes nga parmakët në Albi Mall, mund të jenë fatal

Qendra tregtare në Prishtinë, “Albi Mall”, vazhdon të tërheq mjaftë vizitorë gjatë një dite. Por një qytetar ka lajmëruar se kjo qendër tregtare mund të jetë e rrezikshme për personat që nuk janë të kujdesshëm.

Përmes një postimi në Facebook, një qytetar ka njoftuar se një nga parmakët që gjendet në katet e larta të kësaj qendre tregtare, mund të jetë i rrezikshëm për klientët e kësaj qendre, e në veçanti për fëmijët.

“Mos u mbështetni pahiri në parmakët e ‘Albi Mall-it’. Ju kisha falënderuar shumë nëse i lajmëroni për ketë pronarët e kësaj qendre tregtare”, ka shkruar qytetari.

 

https://www.facebook.com/besgerguri/videos/2639480196104912/