Fjalë Kyçe

Kurti dhe Osmani takojnë diplomatin britanik, diskutojnë për heqjen e taksës

Kurti dhe Osmani takojnë diplomatin britanik, diskutojnë për heqjen e taksës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka pasur një takim shumë të rëndësishëm sot në Rezidencën e tij.

Abbott ka njoftuar se një takim i rëndësishëm është zhvilluar sot mes Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmani.

Tema e takimit ka qenë situata politike në vend, lidhja e koalicionit mes VV-LDK, formimi i Qeverisë së re, fillimi i dialogut me Serbinë dhe heqja e taksës.

“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbott në Facebook.