Fjalë Kyçe

Kurti thotë se janë marrë vesh me LDK-në për ndarjen e ministrive, tregon kur do të bëhet Kryeministër

Kurti thotë se janë marrë vesh me LDK-në për ndarjen e ministrive, tregon kur do të bëhet Kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për ‘Alsat’, ka thënë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarësim në BE.

Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu”, deklaroi Albin Kurti.

Kurti vlerëson si akt përgjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, por thotë se tani nga pozitat e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, nuk e di nëse do të mbështesin ndonjë subjekt politik shqiptar hapur gjatë fushatës. “Unë nuk mund të them sot se do të mbështesim këtë apo atë subjekt”, tha ai.

Albin Kurti pret që të vizitojë Maqedoninë, të ketë marrëdhënie më të afërta me Shqipërinë, por për t’u stabilizuar plotësisht rajoni, thotë që Serbia duhet të pajtohet me realitetin, se Kosova është shtet i pavarur.

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë kalon nëpërmes normalizimit të Serbisë si të tillë. Në Kosovë është tentuar gjenocidi, 860 mijë shqiptarë janë deportuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 1999. Mbi 1 milion prej shtëpive të tyre, i kemi 20 mijë vajza e gra të përdhunuara, gjallë janë ato të gjitha”, theksoi Kurti.

Albin Kurti tha se me LDK-në janë marrë vesh që qeveria e re t’i ketë 12 ministri dhe pret që në nëntor ta marrë edhe zyrtarisht postin e kryeministrit.