Fjalë Kyçe

Kuvendi i Prishtinës me seancë të jashtëzakonshme për kioskat

Kuvendi i Prishtinës me seancë të jashtëzakonshme për kioskat

Partitë politike në Komunën e Prishtinës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e kioskave në kryeqytet.

Asamblistët thonë se procesi i dhënies në shfrytëzim të këtyre kioskave, duhet të kthehet në pikën zero.

Egon Azemi, nga Vetëvendosje, ka thënë se i kanë mbledhur 19 nënshkrime për seancën e së hënës, raporton KTV.

Përderisa kjo është hera e gjashtë që shfrytëzuesit e kioskave në kryeqytet kanë protestuar para objektit të komunës së Prishtinës, të bindur në kërkesat e tyre.

Ata thonë se nuk heqin dorë nga e drejta e tyre për të menaxhuar me kioskat, të cilat i përkisnin atyre vite me radhë.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka hapur ankandin për shfrytëzimin e pronës komunale, i cili do të jetë i hapur deri në fillim të shtatorit.