Fjalë Kyçe

Ky do të jetë orari i largimit të mbeturinave në zonat e kryeqytetit

Ky do të jetë orari i largimit të mbeturinave në zonat e kryeqytetit

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton qytetarët se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka filluar aksionin pesë ditor për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave të vëllimshme në Qytetin e Prishtinës.

Siç thuhet në njoftim, aksioni ka filluar në pesë zona te qytetit ku do të bëhet grumbullimi i mbeturinave si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Ky do të jetë orari i largimit të këtyre mbeturinave:

– E hënë, 17.06.2019 – Mati 1, Matiqan, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha;

– E marte, 18.06.2019 – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali;

– E mërkure, 19.06.2019 – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik;

– E enjte, 20.06.2019 – Kodra e Trimave;

– E premte, 21.06.2019 e premte – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.

“Ky aksion organizohet për të disaten herë radhazi dhe ka për qëllim lehtësimin e qytetarëve në renovimin apo pastrimin e shtëpive/banesave të tyre ne stinën e pranverës”.

Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë lut qytetarët të respektojnë orarin për largimin e këtyre mbeturinave.