Fjalë Kyçe

Ky është numri i të lënduarve nga aksidenti tragjik në Gjilan

Ky është numri i të lënduarve nga aksidenti tragjik në Gjilan

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nistret Hajrullahu.

Ai është shprehur se fluksi i pacientëve ka qenë pothuajse i papërballueshëm dhe se numri i të lënduarve është 23.

Gjithashtu Hajrullahu ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pasur lëndime të ndryshme si në kokë, gjoks, bark, qafë dhe fraktura të shumta.

Ai është shprehur se disa prej tyre janë shpërndarë në reparte varësisht nga nevoja e trajtimit ndërsa disa me lëndime të lehta janë lëshuar për trajtim në shtëpi.

Më herët, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se 2 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa në QKUK në Prishtinë kanë arritur 3 të lënduar nga ky aksident.