Fjalë Kyçe

Ky është personi nga Klina i cili humbi jetën sot në vendin e punës

Aksidentalisht derisa po punonte me kamion në një gurëthyer sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën Afrim Gashi nga fshati Zajm i Komunës së Klinës.

51-vjeçari ishte shofer në “Mirusha Company”, ndërkaq dyshimet e para janë se kamioni të cilin ai po e vozistë është rrokullisur, e Gashi ka ndërruar jetë pas goditjes nga gurët të cilët i kishte të ngarkuar në kamion

Policia e Rajonit të Pejës ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar për Express, Driton Rugova zëdhënsi i Policisë së Pejës.

Ndërkaq, nga Prokuroria e Pejës janë deklaruar se për këtë rast është kërkuar që të bëhet ekspertiza e automjetit të cilën po e voziste i ndjeri.