Fjalë Kyçe

Ky është reagimi i pretendentit për PDK’në e Gjilanit

Ky është reagimi i pretendentit për PDK’në e Gjilanit

Ka reaguar Flurim Arifi, i cili dështoi të zgjidhej i pari i PDK’së në Gjilan. Arifi humbi garën kundrejt Qemajl Mustafës, i akuzuar për korrupsion.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Arifi ka uruar kundërkandidatin derisa ka thënë se do të vazhdojë të punojë për kthimin në pushtet të partisë së Kadri Veselit në këtë komunë.

“Të dashur qytetarë të nderuar të Gjilanit
Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan!
Unë Flurim Arifi, kandidat për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan pranoj rezultatin e zgjedhjeve të sotme për kryetarë dege. Do të respektojë vullnetin e delegatëve që votuan qartë për zgjedhjen e kryetarit të degës.

Ne i humbëm këto zgjedhje dhe ju premtoj se do të jemi racional dhe do të kujdesemi për ecjet e mëtutjeshme të PDK- së dega në Gjilan, duke qendruar anëtar i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Ne e humbëm këtë betejë, por do të jemi shumë të interesuar për kthimin e PDK- së në pushtet.

Njëkohësisht uroj kryetarin z. Qemajl Mustafa, i uroj shëndet dhe sukses.

Edhe njëherë faleminderit të gjithë atyre simpatizantëve dhe delegatëve të PDK- së dega në Gjilan që më kanë përkrahur pa rezervë përgjatë këtij rrugëtimi. Sinqerisht, Flurim Arifi’, shkruan Arifi në Facebook.

PDK e ka humbur pushtetin në Gjilan në dy mandatet e fundit ku përballë kishin Nënkryetarin e LDK’së, Lufti Hazirin.