Fjalë Kyçe

Një i vrarë e tre të plagosur rëndë në Lagjen e Spitalit, konfirmon QKUK-ja

Një i vrarë e tre të plagosur rëndë në Lagjen e Spitalit, konfirmon QKUK-ja

Njëri nga katër personat e dërguar në QKUK ka vdekur.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Basri Sejdiu drejtor i ShSKUK.

Sipas tij, gjendja e tre të plagosurve të tjerë është e rëndë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga të shtënat me armë në pasditen e së enjtes në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër persona janë plagosur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo për KTV-në.

———————

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për vrasje e katërfishtë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Para pak minutave ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në njërën nga lagjet e Prishtinës. Raportohet për katër viktima.

Në fotografitë që ka siguruar Express shihen viktimat të shtrirë në afërsi të një objekti. Në vend të ngjarjes shihet se ka dalë edhe Policia. Deri më tani nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje.

Nderkaq, policia ende nuk ka arritur të konfirmojë rastin.