Fjalë Kyçe

Largohen deminuesit nga rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë

Largohen deminuesit nga rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë

Për më shumë se një orë rruga “Luan Haradinaj” në kryeqytet është mbajtur e bllokuar nga policia dhe dominuesit. Kjo për shkak se u dyshua se pranë objektit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale ka mjete shpërthyese. Ende nuk dihet nëse është gjetur ndonjë e tillë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale.

Flora Ahmeti nga zyra për media në Policinë rajonale të Prishtinës, tha se pasi kanë pranuar informatën se ka mjete shpërthyese pranë dy objekteve në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në dy objekte, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat aktualisht janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti për Express.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rruga “Luan Haradinaj” është bllokuar nga policia të cilët kontrolluan nëse ka ndonjë mjet shpërthyes pranë këtyre objekteve. Po ashtu, punëtorët janë evakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale.