Fjalë Kyçe

Largohet nga PDK-ja kandidati për deputet pasi nuk i fitoi zgjedhjet

Largohet nga PDK-ja kandidati për deputet pasi nuk i fitoi zgjedhjet

Mustafë Grainca  nga Ferizaji ,kandidati për deputet nga radhët e  PDK-së nga  zgjedhjet e 6 tetorit  në nuk arriti ti fitoj zgjedhjet dhe ka vendosur të lragohet nga strukturat partiake.

Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se qytetarë ferizajas, nga rezultatet e marra preliminare si kandidatë për deputet (rezultatet në komunën e Ferizajt), rezulton se nuk ishte i pranuar si i denjë për të qenë pjesë e kësaj gare.

“Rrjedhimishtë ky fakt më obligon moralisht të marrë vendimin, se që nga sot të mos jemë më pjesë e strukturave udhëheqëse në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj”, tha Grainca.

Ai shtoi se do të vazhdojë të përkrahi konceptin programor të Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilin tash e 20 vite, ishte angazhuar me tërë kapacitetin e tij për të ngritur e lartësuar vlerat e saja kudo dhe në çfardo përgjegjësie publike që kishte.