Fjalë Kyçe

Latifi: Pa pushtet shtetëror, pushteti i Mustafës në parti “avullon’

Latifi: Pa pushtet shtetëror, pushteti i Mustafës në parti “avullon’

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse LDK nuk mban pushtet shtetëror, atëherë pushteti brenda partisë i kryetarit të këtij subjekti, Isa Mustafa, do të minimizohej.

“Pa pushtet shtetëror, pushteti i Mustafës në parti “avullon’”, ka thënë ai.

Latifi këto fjalë i tha duke folur për një opsion të mundshëm ku LDK dhe VV nuk do të arrinin marrëveshje dhe vendi do të shkonte në zgjedhje. Ai thotë se kërkesa e Mustafës që të bëhet president po e minon lidhjen e një marrëveshje. Latifi thotë se një opsion i tillë nuk do i konvenonte asnjërës parti, kjo pasi që entuziazmi tek sovrani ka rënë.

“Të parët që do zhgënjehen janë ata që shpresuan shumë”, thotë Latifi.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin ndryshe”