Fjalë Kyçe

“LDK e gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare”

“LDK e gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare”

Kandidatja e LDK-së për kryeministër, Vjosa Osmani, ka takuar diplomatët norvegjez, Jens Erik Grondahl, Ambasador në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, Përfaqësues Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Siç thuhet në njoftim Osmani falënderoi Grondhal dhe Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik.

Njëkohësisht, Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare.