Fjalë Kyçe

LDK nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur Kryesinë e re

LDK nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur Kryesinë e re

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes njofton se ditën e nesërme do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në njoftim thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së.

“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, njofton LDK.

Në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së kanë votuar pro.