Fjalë Kyçe

Limaj: Do t’i fitojmë 15 deputetë!

Limaj: Do t’i fitojmë 15 deputetë!

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka bërë parashikimet e tij për komunat ku mund të dalë NISMA e para e ku qëndron mirë me vota.

Limaj në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni i tij do të dalë e para në Malishevë ndërsa në Prizren, Suharekë, Drenas dhe se në komunat e Anamoravës qëndrojnë shumë mirë, tha ai.

“Edhe në Ferizaj, Kaçanik, Han të Elezit, Shtime e Lipjan jemi duke u zhvilluar mirë. Në Prishtinë e Vushtrri është garë interesantë. Ne nuk do të fitojmë në gjithë këto komuna por jemi duke u zhvilluar mirë”.

I pari i NISMA-s thotë se në tubimin që ka pasur dje në Pejë ka pasur më shumë njerëz se sa në kohën kur ka qenë në PDK.

Duke folur për përqindjet në rang vendi, Limaj ka thënë se koalicioni NISMA-AKR-PD dhe ai AAK-PSD janë në një garë të ngushtë me 2-3 %, pa dashur të përmend tri partitë tjera të mëdha.

Limaj ka thënë se koalicioni i tij mendon se do të merr 15 deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.