Fjalë Kyçe

Limaj kujton sulmet e 11 shtatorit në ShBA

Limaj kujton sulmet e 11 shtatorit në ShBA

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj ka kujtuar 18 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA.

Limaj thotë se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre, ndërsa ka shtuar se vendi jonë është i rreshtuar krah ShBA-ve.

Postimi i Limajt:

18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre. Kosova është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit.