Fjalë Kyçe

Limaj reagon ndaj Albin Kurtit: Për 15 vjet vetëm i ka sharë të tjerët

Limaj reagon ndaj Albin Kurtit: Për 15 vjet vetëm i ka sharë të tjerët

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, gjatë një mbledhje me elektoratin e tij në Prizren, ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurtin duke thënë se Kosova nuk e ka luksin ta bëjë kryeministër dikë që për 15 vjet vetëm ka sharë të tjerët, transmeton Gazeta Metro.

Limaj ka thënë se nuk mund të bëhet kryeministër i Kosovës një njeri që vetëm ka sharë për 15 vite.

“A e ka Kosova luksin që një njeri që kurrë nuk ka pasur punë publike, asnjëherë në jetën e vetë një vendim nuk e ka marrë, të bëhet kryeministër i vendit. Nuk është përvojë pune 15 vjet me nejtë në Parlament e me sha të tjerët”, është shprehur Limaj.

“Nuk ka asgjë më lehtë se të shajë e të flasë për të tjerët, por kur të shkosh në ekzekutiv pritet të marrësh vendime e të kryesh detyra”, ka deklaruar ai.

Limaj ka thënë se çdokush ka të drejtë të konkurrojë për kryeministër të Kosovës, por sipas tij, disa nuk kanë kapacitet të udhëheqin ekzekutivin.