Fjalë Kyçe

Limaj thotë se Nisma do të jetë befasia e zgjedhjeve

Limaj thotë se Nisma do të jetë befasia e zgjedhjeve

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është i bindur se partia e tij do të jetë befasia, që ai e quan e këndshme, e zgjedhjeve të ardhshme.

Ai ka thënë se në legjislaturën e VII, Nisma do të jetë e përfaqësuar me më tepër se 10 deputetë.

Në një njoftim për media të kësaj partie, është bërë me dije se Limaj ka takuar strukturat e disa partive.

“Takim pune me drejtuesit e degës së Nismës në Lipjan, Shtime dhe Fushë Kosovë. Angazhim maksimal i të gjitha degëve dhe strukturave të Nismës për t’i arritur objektivat për zgjedhjet e parakohshme. Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore”, thuhet në pjesën e parë të njoftimit.

E në të dytën citohet kryetari Limaj.

“Kryetari Limaj tha ndër tjerash se Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve. Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+ deputetë”, thuhet në njoftim.