Fjalë Kyçe

Mbajtja në fuqi e taksës tani më shumë i konvenon Serbisë

Mbajtja në fuqi e taksës tani më shumë i konvenon Serbisë

Bekim Salihu, analist në Institutin GAP në Prishtinë shprehet se vazhdimi i masës së taksës prej 100 për qind pë mallrat me origjinë nga Serbia si dhe nga Bosnja Hercegovina vetëm sa e dëmton interesin e Kosovës karshi obligimeve ndërkombëtare që ka si shtet.

‘Taksa ndaj Serbisë ka marrë konotacion të tillë saqë mbetja e saj tani më shumë i konvenon Serbisë. Përplasja e Kosovës me SHBA-të ose më saktë distancimi i SHBA-ve ndaj Kosovës është interes direkt i Serbisë. Bojkotimi i blerjes së produkteve të Serbisë është obligim për ne, ruajtja e raporteve me SHBA-të është detyrë e gjithëve’, ka shkruar Salihu në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Salihut ‘ata që i cenojnë dhe rrezikojnë këto raporte as nuk e trajtojnë me mençuri e as me dashuri Kosovën’.