Këshilli Shtetëror gjatë ditës se sotme ka marrë vendim për mbylljen e tri universiteteve publike, në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.
Këtë reagim Haradinaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ky vendim është i papranueshëm.
Postimi i plotë:
Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.
Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.
Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.