Fjalë Kyçe

Me lot, flet babai i të riut nga Malisheva i cili dyshohet që kreu vetëvrasje

Me lot, flet babai i të riut nga Malisheva i cili dyshohet që kreu vetëvrasje

32 vjeçari Sadik Zulfaj la pas një djalë 2 vjeçar dhe gruan shtatëzënë, raporton T7

Në oborr të shtëpisë, Sadik Zulfaj nga fshati Senik i Malishevës dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

32 vjecari i mori vetës jetën me armë zjarri.

E babai i të ndjerit, Kadri Zulfaj, nuk arrin t’i mbajë lotët kur sheh bahçen e familjes, ku Sadiku ia mori vetes jetën.

Familja e të riut tani është bërë gati t’i pres njerëzit që do vijnë për kryeshnosh.

E babai i të ndjerit tregon për T7 bisedën e fundit që e kishte me djalin e tij të ndjerë.

Zulfaj tregon se djali i tij nuk kishte pasur probleme, përveç kur kishte pësuar aksident në Slloveni, ku i punojnë edhe dy djemtë e tjerë të tij, të cilët tani janë rrugës për Kosovë për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait.

I riu nga Malisheva la pas një djalë dy vjeçar dhe gruan shtatëzënë me binjakë.

Trupi i pajetë me urdhrin e prokurorisë është dërguar për obduksion.