Fjalë Kyçe

Mediat serbe për djegien e katedrales në Paris: Zoti e ka ndëshkuar për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda saj

Mediat serbe për djegien e katedrales në Paris: Zoti e ka ndëshkuar për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda saj

Në disa artikuj të mediave serbe, ku është raportuar për zjarrin e madh që e ka kapluar katedralen Notre Dame, thuhet se “Zoti e ka ndëshkuar për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda saj”.

“Dënimi i merituar nga Zoti erdhi për pasqyrimin e flamurit të Kosovës në Katedrale” shkruan Informer.

Flamuri i Kosovë ka qëndruar në Notre Dame krahas flamujve të shteteve të tjera, ndërsa për këto shkrime ka reaguar ish-ministri kosovar, Petrit Selimi.

Ai ka shkruar se mediat serbe po e shfrytëzojnë një tragjedi për të shprehur racizëm.

Ndryshe, në orët e mbrëmjet katedralen historike të Parisit e kanë kapluar flakët.

Për shkak të zjarrit të madh, asaj i ka rënë çatia dhe spiralja qendrore. Figurat më të rëndësishme botërore kanë shprehur keqardhjen për fatkeqësinë në Francë.