Fjalë Kyçe

Merren masa për mësimdhënësin që rrahu nxënësin në Ferizaj

Merren masa për mësimdhënësin që rrahu nxënësin në Ferizaj

Një nxënës është rrahur nga mësimdhënësi i tij gjatë orës së mësimit.

Rasti ka ndodhur në shkollën “Enver Topalli” që gjendet në Greme të Ferizajt.

Ndaj profesorit me inicialet Xh.T tashmë  janë marrë masat disiplinore nga drejtoria e Arsimit në Ferizaj.

“Drejtoria e Arsimit, menjëherë ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj në rastet e tilla ndaj mësimdhënësit të lartcekur”, thuhet në reagim, shkruan Insajderi.

“Këto pamje flasin qartë për nevojën e reformimit të thellë të sistemit tonë arsimor dhe si të tilla, janë të papranueshme për pushtetin lokal dhe të gjithë qytetarët që i kanë besuar fëmijët e tyre sistemit arsimor publik”.

“Pamjet që qarkulluan sot në media ku shfaqej një video incizim ndërsa ushtrohej dhunë fizike nga mësimdhënësi me inicialet Xh. T ndaj një nxënësi të shkollës fillore të mesme e ulët “Enver Topalli” në fshatin Greme janë të papranueshme, të dënueshme, larg standardeve e traditës së sjelljes nga stafi i mësimdhënëse ndaj nxënësve”.