Fjalë Kyçe

Merret vendimi për personat që dyshohet se e vranë dhe e dogjën taksistin në Prekaz

Merret vendimi për personat që dyshohet se e vranë dhe e dogjën taksistin në Prekaz

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fsh.Vajnikë i Skenderajt , për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë ditën e djeshme me datë 12 prill, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volkswagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës, njofton Klan Kosova.Dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 13 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e paraburgimit prej një (1) muaji.