Fjalë Kyçe

Mësohen emrat e dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

Mësohen emrat e dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka publikuar fotografinë e dy personave si të dyshuar që ndërlidhen me vrasjen e ish-liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut më 16 janar të vitit të kaluar, Oliver Ivanoviq.

E për identitetin e tyre, ka folur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton lajmi.net.Ai ka thënë se emrat e dy këtyre dy studenteve serbë që po dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanovicit, janë Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic.

Dimitrijevic, është i lindur në Prokuplje me banim në Kursumlji, student në Mitrovicën e Veriut.Kurse Milos Radosavljevic nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumlji, është student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, me banim të përkohshëm në qendrën studentore në Veri.“Që ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terroristë e vrasës, nuk bëhet fjalë për vrasës por studentët, Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplje me banim në Kursumlji.

Kjo tregon se me jo seriozitet i qasen gjithë kësaj”, tha mbrëmë Vuçiq, duke shtuar se familjarët e dy të dyshuarve nga autoritetet kosovare janë të shqetësuar për publikimin e fotografive të tyre.Agjencia e Intelegjencës Serbe (BIA) raportohet se që të dy të apostrofuarit i ka marrë në pyetje pasi që kishte ndodhur vrasja e Ivanoviqit.Ata ishin dorëzuar vetë tek autoritetet serbe për të sqaruar rastin.