Fjalë Kyçe

Mësuesit klasorë nuk i përgjigjen kërkesës së SBASHKU-u për grevë gjatë ditës së premte

Mësuesit klasorë nuk i përgjigjen kërkesës së SBASHKU-u për grevë gjatë ditës së premte

‘Këshilli Iniciues i mësimdhënësve të ciklit klasorë 1-5 nuk do ta përkrahim grevën dhe u bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve që nesër të mbahet mësim si një ditë e zakonshme dhe të mendojmë për mënyrën e realizimit të kërkesave tona’, thuhet në një njoftim të Këshillit Inicues.

Kësaj kërkese i janë përgjigjur menjëherë edhe mësimdhënësit.

SBASHK-u ka planifikuar një grevë dyorëshe gjatë ditës së premte kundër pezullimit të Ligjit të ri të pagave që parasheh rritje për disa kategori të punësuarish në sektorin publik.

Postim nga arsimtari Xhavit Lani:

Të nderuar mësimdhënës,
Edhe pse shpresuam se SBAShK-u do t’i mbrojë interesat e mësimdhënësve, përsëri doli në skenë pafytyrësia e tij. Ata nuk janë të interesuar ta mbrojnë të vërtetën, se sikur ta donin një gjë të tillë , atëherë ata do të kalonin shkollë më shkollë dhe do të merrnin informatat e detajuara në lidhje me pakënaqësitë e tyre dhe do të përgatiteshin për shtrimin e kërkesave për përmirësimin e gabimeve. Këtu shihet se nuk janë të interesuar për përmirësimin e gabimeve, por për realizimin e premtimeve politike. Andaj ne si mësimdhënës të mendojmë mirë se kush janë këta njerëz që po luajnë me ndjenjat e mësimdhënësve.
Këshilli Iniciues i mësimdhënësve të ciklit klasor 1-5 nuk do ta përkrahin grevën dhe u bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve që nesër të mbahet mësim si një ditë e zakonshme dhe të mendojmë për mënyrën e realizimit të kërkesave tona.
Me respekt, Këshilli Iniciues.