Fjalë Kyçe

Milaim Zeka: Lumezi ka qenë shoku i ngushtë i Currit

Milaim Zeka: Lumezi ka qenë shoku i ngushtë i Currit

Deputeti i Nismës Social-Demokrate, Milaim Zeka, ka shkruar sot se Ismet Osmani – Curri i cili është arrestuar për fajde, ka qenë “bosi i bosave”.

“Ismet Osmani-Curri, deri diten qe eshte arrestu, ka qene bos i bosave. Te gjitheve ju ka dhane taxhi me hanger.” Shkroi Zeka

Ai madje shtoi se Curri ka qenë shoku i ngushtë i kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi.

“Ai ka qene shoku me i ngushte i Aleksaner Lumezit.” tha ai.

Sipas Zekës, Curri “Ka qene jaran me çdo lider politik. Ka vendos per shume procese ne LDK, ama a e shihni se si ja kane frigen edhe te tjeret.”

E krejt në fund, Zeka ka kërkuar nga Presidenti i vendit, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministrit që për 24 orë ta shkarkojnë kryeprokurorin.

“Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, duhet per 24 ore me shkarku Lumezin. A ka bre ndonje gram moral ne kete Republiken e Burdushi?!!!” tha Zeka.

Ismet Osmani – Curri është arrestuar nga policia e Kosovës, nën dyshimin e aktiviteteve ilegale, si janë, fajdet.