Fjalë Kyçe

Ministria e Pal Lekajt shpenzoi 20 mijë euro për garderoba

Ministria e Pal Lekajt shpenzoi 20 mijë euro për garderoba

Ministria e Infrastruktures përgjatë muajit tetor ka arritur të finalizojë kontratën e radhës pas shpalljes së tenderit.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Pal Lekaj, ka bërë një furnizim jo shumë të zakonshëm.

Nuk bëhet fjalë për infrastrukturë, riparim apo asfaltimin e rrugëve, shkruan Indeksonline.

Lekaj me anë të tenderit të radhës, ka zbuluar se është merakli në rrobat elegante. Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: Ritender- Furnizim me rroba elegante, Ministrisë së Infrastrukturës i ka kushtuar hiç më pak se 26.475,00 euro.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se fillimisht shuma e ndarë për këtë tender ka qenë 27.000,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik ” MELODIA ” SH.P.K. Tutje, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është për bërë për 36 muaj. /Indeksonline