Fjalë Kyçe

Mogherini i fton në takim gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor

Mogherini i fton në takim gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini do të organizojë një takim që do të mbledhë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 dhjetor në Bruksel, njoftoi Komisioni Evropian, transmeton GazetaAlo.

Burime jozyrtare kanë konfirmuar se takimi do të mbahet në një formë të një dreke pune me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Pritet që në takim të marrin pjesë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç.

Pjesëmarrja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ende nuk është konfirmuar./GazetaAlo/