Fjalë Kyçe

Molliqaj: Jam mbështetës i një koalicioni LDK-VV

Molliqaj: Jam mbështetës i një koalicioni LDK-VV

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se e mbështet një koalicion mes ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E inkurajoj, e shtyj, e simpatizoj një koalicion të tillë”, ka thënë ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Jam mbështetës”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se “do të shihet kush është VV’ja, e kush është LDK’ja”.

“Le të ndodh ky koalicion, nuk jam kundër”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, VV’së i duhet koalicioni parazgjedhor me LDK’në.

Ai ka vlerësuar se ish-partia e tij po i frikohet shkuarjes në zgjedhje e vetme.