Fjalë Kyçe

Molliqaj: PSD-ja e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç PDK-së

Molliqaj: PSD-ja e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç PDK-së

PSD-ja është e hapur për bashkëpunim parazgjedhor ose pazgjedhur me të gjitha partitë politike në Kosovës, përveç PDK-së, ka thënë deputeti i kësaj partie Dardan Molliqaj.

Në Rubikon të KTV-së ai ka folur edhe për ofertën nga Ramush Haradinaj që PSD-ja të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, e cila është refuzuar përkundër që ishte mjaft serioze.

“Me askënd nuk kemi arritur pajtueshmëri. Për zgjedhjet e ardhshme PSD-ja e përjashton nga bashkëpunimi me PDK-në. Partitë e tjera nuk i kemi përjashtuar dhe shpresoj se do të vijë ajo ditë kur të mos ketë përjashtime të tilla. Nuk e preferojmë domosdoshmërinë e koalicioneve. Nuk është mirë për qeverisjen që një parti të qëndrojë shumë gjatë në pushtet. Nuk kemi problem inatesh, me zor nuk bëjmë koalicion por nuk jemi të mbyllur”, është shprehur Molliqaj.

Ai thotë se dallimi mes LDK-së dhe PSD-së është se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë me secilën parti për tema të caktuara përfshirë këtu edhe PDK-në, por LDK-ja nuk bashkëpunon por vetëm bashkëqeverisë me të.

e kam problem për tema të caktuara të bashkëpunojmë me PDK-në, por jo të bashkëqeverisim e ky është dallimi mes nesh dhe LDK-së”, ka thënë Molliqaj.

Më tutje ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese veçse e ka konfirmuar zgjedhjen legjitime të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, ashtu siç e kishin bërë më parë edhe Supremja e PZAP-ja.

“LDK-ja ka humbur në PZAP rastin për kryetar të komunës së Prishtinës, e pastaj edhe Gjykata Supreme kishte konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve, kurse tani Gjykata Kushtetuese e ka rikonfirmuar atë rezultat”, u shpreh ai.