Fjalë Kyçe

Mos hani manaferra pa i pastruar, rrezikoheni nga ethet e minjve 

Mos hani manaferra pa i pastruar, rrezikoheni nga ethet e minjve 

Ka ditë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën thirrje për kujdes ndaj etheve të minjve.

Një kujdes të shtuar duhet pasur edhe në ushqim, transmeton Koha.net.

Tash kur mund t’i shihni kudo manaferrat e frutet tjera të pyllit, tentoni t’i hani duke i pastruar vetëm pak me duar. Por IKSHP-ja bën thirrje mos t’i hani derisa ato t’i keni pastruar mirë me ujë.

“Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Burimi i infeksionit janë minjtë, ndërsa sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt.

IKSHP ka paraqitur edhe masat parandaluese:

 

  1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

 

  1. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

 

  1. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

 

  1. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

 

  1. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

 

  1. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

 

  1. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

 

  1. Mos hidhni mbeturina kudo

 

  1. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

 

  1. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

 

  1. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

Kujtojmë se dje në Shqipëri veç ka shënuar viktima e parë nga ethet e minjve.