Fjalë Kyçe

Motra e Antigona Morinës tregon si ishte kërcënuar nga Hilmi Zena

Motra e Antigona Morinës tregon si ishte kërcënuar nga Hilmi Zena

I dërguar sot në vuajtje të dënimit, Hilmi Zena, i dënuar për përfshirje në vrasjen e gruas së tij, Antigona Morinës në vitin 2011, teksa po dërgohej në Gjykatë dyshohet të ketë kërcënuar motrën e ish-gruas së tij.

Në një prononcim për Klan Kosovën, motra e Antigona Morinës thotë se Hilmi Zena duhet të dënohet edhe për kërcënimet ndaj saj.

“Edhe ma ka bërë kështu [shprehet me gjeste, v.j], edhe kështu prej xhamit”, rrëfen ajo, teksa tregon me anë të gjesteve se si, thotë ajo, të jetë kërcënuar nga Zena.

Të shtunën, Zena është dërguar në mbajtje të dënimit, ka njoftuar sot zyra për media e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Hilmi Zena akuzohej se ka kryer veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare. Ai nuk e kishte dërguar te mjeku të ndjerën kur ajo pësoi hemorragji. Pavarësisht gjendjes së rënduar, është konstatuar se ai vazhdonte marrëdhëniet seksuale me të.

Ai u largua nga Kosova, pasi Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti, vërtetoi dënimin me dy vite burgim për vdekjen e ish-gruas.

Antigona Morina vdiq në korrik të vitit 2011, tre ditë pasi ishte martuar me Hilmi Zenën, të dy nga Rahoveci.