Fjalë Kyçe

MPJ tregon se a ka shtetas kosovarë që janë prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

MPJ tregon se a ka shtetas kosovarë që janë prekur nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në mbështetje të informacioneve të pranuara deri më tash nëpërmjet kanaleve diplomatike konfirmon se nuk ka shtetas kosovarë, që janë prekur nga sulmi terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur dhjetëra persona.

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi, e cila e mbulon edhe Zelandën e Re është duke i përcjellur nga afër zhvillimet e sotme dhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare të Zelandës së Re dhe tashmë ka vënë në shërbim edhe numrat emergjent për të gjithë shtetasit kosovarë, që mund të kenë nevojë për asistencë konsullore.

Numrat emergjent, ku shtetasit kosovar mund të thërrasin janë si në vijim: +61 (02) 261130366 , +61403517113./Gazeta Alo/