Fjalë Kyçe

Murati e konsideron ngjarje të rëndësishme “varrimin” e rezolutës 1244

Murati e konsideron ngjarje të rëndësishme “varrimin” e rezolutës 1244

Ngjarja e dytë më e rëndësishme pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, për Valon Muratin, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, është ‘varrimi’ që serbët ia bënë rezolutës 1244.

Murati nëpërmjet një statusi në facebook ka thënë se kjo ngjarje megjithatë tregon një realitet këndellës tek shoqëria serbe.

“Sot po më duket që “ngjarja” e dytë më e rëndësishme pas krijimit të ushtrisë, është “varrimi” që serbët e veriut ia bën Rezolutës 1244😀. Kjo ngjarje groteske, dëshmon megjithatë për një realitet këndellës tek shoqëria serbe”, ka shkruar Murati, transmeton Gazeta Alo.

Murati ka shtuar se kështu po krijohen kushtet që të ulemi për të biseduar për zgjidhjen e problemeve reale.

“Kosova është e pavarur, ka ushtrinë e vet, është këtu dhe nuk do të avullohet. Kështu po krijohen kushtet që tash me u ul e bisedu për zgjidhjen e problemeve reale që na mundojnë te dy popujt dhe vendet tona”, ka përfunduar Murati./GazetaAlo/