Fjalë Kyçe

Mustafa mbledh deputetët e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Mustafa mbledh deputetët e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka mbledhur sot në selinë e partisë deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga kjo parti.

Mbledhja është thirrur për mesditë dhe po mbahet me dyer të mbyllura.

Sipas KosovaPresit, çështje e diskutimit të kryetarit me deputetët e tij është inicimi i mocionit për rrëzim të Qeverisë.

Kjo iniciativë ka ardhur nga LDK bashkë me Vetëvendosjen, ndërsa një takim mes Mustafës dhe kreut të PSD-së është paralajmëruar për këtë javë.