Fjalë Kyçe

Mustafa: Pa certifikim rezultatesh, me Kurtin mund të takohemi vetëm për kafe

Mustafa: Pa certifikim rezultatesh, me Kurtin mund të takohemi vetëm për kafe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka bërë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje me VV-në për bashkëqeverisje, pa ndodh certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Mustafa në një intervistë për EkonomiaOnline, ka folur për punën e grupeve punuese të dy partive për harmonizimin e programit qeverisësë.

Ai ka thënë se janë pajtuar në shumicën e temave, por që kanë mbetur edhe disa tema të hapura të cilat do të përmbyllën ndërmjet dy liderëve politikë.

Mustafa shtoi se me Kurtin mund të takohet për kafe, por jo edhe për arritjen e marrëveshjes.

“Nuk do të ketë asgjë serioze pa certifikimin e rezultateve. Rezultatet nuk do të certifikohen për 15 ditë ose 20 ditë, sepse deri atëherë nuk e dimë përfundimisht sa deputetë do t’i ketë LDK-ja, sa do t’i ketë VV-ja dhe si do ta konstituojmë një marrëveshje të ardhshme të koalicionit. Ne mund të takohemi me pi kafe, por s’mund të takohemi të bëjmë marrëveshje, sepse gjërat nuk kanë përfunduar. Unë e shoh që është një presion nga publiku herë do të na fajëson neve herë VV-në, në të vërtetë nuk ka të drejtë askush të na fajësojë sepse ne po e bëjmë punën tonë sa i përket harmonizimeve të programit qeverisës, por marrëveshje nuk mundtë bëjmë pa certifikim të rezultateve”, ka thënë ai.

Numri një i LDK-së, ka thënë se po të shonin gjërat mirë, marrëveshja me VV-në do të ndodhte brenda javës, por vendimi i PZAP-it për të rinumëruar votat e 1472 vendvotimeve do të ndikojë që kjo marrëveshje pa vullnetin e tyre të shtyhet disa javë.